Krimi ekonomik në Policinë e Tiranës arrestoi ndërtuesin Dritan Llanaj. Ai, akuzohet për falsifikim dokumentesh, ndërtim të paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda. Pallati për të cilin akuzohet Llanaj ndodhet tek ‘Unaza e Re’. Ky pallat është bërë objekt i disa ngjarjeve vitet e fundit, ku pronarët e tokës kanë protestuar para Prokurorisë dhe Policisë për mashtrimin që u është bërë nga Dritan Llanaj.