Joana Sainz, këngëtarja spanjolle e cila ishte pjesë e Orkestrës Super Hollywood, humbi jetën mbrëmjen e kaluar teksa ishte duke performuar në skenë.
30-vjeçarja u godit në bark nga fishekzjarret e dendura që ishin vënë pranë skenës duke shokuar krejtësisht publikun. Ajo u përfshi nga flakët dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Ajo dhe pjesëtarët e tjerë të trupës ku përfshihen këngëtarë, valltarë e bateristë prej 15 personash të cilët do të jepnin një shfaqje në Las Berlanas, në Avilla.
Ngjarja e trishtë ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit ndërsa në koncert gjendeshin mbi 1000 persona.