Presidenti Ilir Meta vlerësoi tolerancën fetare në vendin tonë. Në një takim me përfaqësues të institucioneve fetare në prezantimin e studimit “Toleranca fetare në Shqipëri” Meta e cilësoi bashkëjetesën mes besimeve të ndryshme si një mur të fortë edhe për institucionet shtetërore. Kreu i Shtetit Shqiptar theksoi se po bëhen përpjekje për t’u rikthyer pronat bashkësive fetare.