Showbiz

Top Awards: Gocat fitojnë në “Top 10”, mes tyre vetëm një djalë!

10 pozicionet më të nxehta të “The Top List” janë pushtuar nga artistet femra, duke lënë kështu të nënkuptohet se muzika e tyre po pëlqehet më shumë momentalisht.

Kreu i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare i përkët pikërisht një artiste femër dhe bëhet fjalë për Kejsi Tola, projekti i së cilës ka korrur një super sukses këtë javë, duke u ngjitur me 14 pozicione. Versioni akustik i “U Rritem” ka marrë vëmendjen kryesore, duke u bërë kështu kënga më e votuar e javës.

Një sukses të jashtëzakonshëm këtë javë ka korrur edhe Kida, e cila gjendet në “Top 10” me tre këngë. Këngëtarja e talentuar ka mundur të zërë vendin e dytë me këngët e saj më të fundit “Merri Krejt” ndërsa dy këngët e tjera”Bileta” dhe “Ti”renditen përkatësisht në vendin e 4-t dhe 5-të.

Pas një kohe mungesë në treg, Besa është rikthyer me “Amor”, një këngë që ka rezultuar tepër e pëlqyer për fansat e artistes, të cilët kanë votuar pafund që këngëtarja e tyre e preferuar për këtë javë të pozicionohet në vëndin e 6-të.

“Anything More” është një nga hyrjet më të reja të “The Top List”, kënduar ngaSteve Aoki dhe Era Istrefi. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, kjo këngë ka arritur të renditet menjëherë në vendin e 10-të, duke u shndërruar kështu në hyrjen e re të renditur më mirë për këtë javë.

Ndërkohë që “Top 10” është pushtuar nga femrat, në fakt në mesin e tyre gjendet një djalë dhe bëhet fjalë për këngëtarin e dashur të publikut shqiptar, Butrint Imeri. Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, Butrinti gjendet në “Top 10” me 4 projekte muzikore. Prurja më e re e këngëtarit, “Kush?” është pritur mjaft mirë nga fansat dhe falë tyre renditet në treshen e këngëve më të votuara të javës ndërsa tre këngët e tjera, “Alea”, “Xhanem” dhe “Ma Cherie” pozicionohen përkatësisht më vendin e 7-të, 8-të dhe 9-të.