Tech Top Tech - News

Top Tech/ Google AI Avatars: Kur NPC-të bëhen më shumë se thjesht kod…

Teknologjitë më të përfolura të momentit, si inteligjenca artificiale, realiteti virtual dhe jo vetëm po transformojnë mënyrën si jetojmë dhe punojmë. Këto teknologji nuk po ndryshojnë thjesht botën, por po krijojnë një të ardhme të re dhe më të ndërlidhur. Mateo Kadriu në “Top Tech” ka prezantuar disa nga risitë më të pabesueshme të teknologjisë që lidhen direkt me ne në jetën tonë të përditshme.

Imagjino një lojë, ku banorët e qytetit nuk janë më thjesht në rol dytësor, por aktorë të vërtetë të saj. Me Google AI Avatars, NPC-të (personazhet jo-lojtarë) kanë evoluar nga figura të parashikueshme në karaktere që të befasojnë. Falë fuqisë së Vertex AI dhe teknologjive të avancuara gjeneruese, këta avatarë mund të ndërveprojnë me lojtarët në mënyrë mahnitëse.

Me këtë teknologji, NPC-të nuk ndjekin më rregulla të përcaktuara nga krijuesit e lojës. Ata mund të kujtojnë ndërveprime të mëparshme, të zhvillojnë “marrëdhënie” me lojtarët dhe madje të krijojnë histori autentike në varësi të zhvillimeve në lojë. Mendoni për një skenar ku një NPC ju përshëndet: “Më kujtohet kur më çove me makinë në aeroport javën e kaluar.” A nuk është ky një ndryshim që e bën botën virtuale të duket më reale?

Google AI Avatars përdorin algoritme të avancuara për të gjeneruar dialogë dhe reagime në kohë reale, duke përfshirë emocione dhe ton realist. Në lojëra si GTA 6, kjo do të thotë që çdo ndërveprim do të jetë unik dhe i papërsëritshëm. NPC-të nuk janë më thjesht spektatorë – ata janë bashkëkrijues të historisë tënde në lojë.

Nëse nuk e keni parë filmin “FREE GUY” duhet ta shikoni patjetër sepse Ryan Reynolds është treguesi më i mirë se si do zhvillohet kjo gjë në lojërat e ardhshme.