Sport

Tottenham Hotspur fitues i Europa League!

Tottenham Hotspur u shpall mbrëmë fitues i Europa League-s, pas fitores 1-0 kundër Manchester United. Goli i Brennan Johnson-it ndihmoi Tottenham Hotspur-in t’i jepte fund mungesës së trofeve me një fitore 1-0 ndaj Manchester United në finalen e Europa League, në Bilbao.

Fitorja për Spurs do të thotë një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm së bashku me pesë ekipe të tjera angleze, pavarësisht se ndodhen në vendin e 17-të në Premier League. United, i 16-ti në renditje do të përfundojë sezonin më të keq në dekada pa një trofe, edhe pse mbetën të pamposhtur në garën dytësore të klubeve të Evropës këtë sezon.

Trajneri i Spurs, Ange Postecoglu, e theksoi këtë sezon duke thënë se gjithmonë fitonte trofe në sezonet e tij të dyta në Australinë e lindjes, në Japoni e në Skoci.

Dhe një pritje 17-vjeçare për një trofe të madh për Spurs, pas një triumfi në Kupën e Ligës Angleze në vitin 2008, mori fund kur një kombinim i Johnson-it e mbrojtësit të United, Luke Shaw, devijoi topin në krosin e Pape Sarr në shtyllën e djathtë të portieit Onana, në minutën e 42-të.