Botë e Çuditshme

Trafiku në Kinë, njihuni me gjobat marramendëse për shkelje!

Kina mblodhi 46 miliardë dollarë në vitin 2020 nga gjobat për shkeljet në trafik. Meritë për zbulimin e shkeljeve të trafikut në vendin e 1,4 miliardë njerëzve i takon një rrjeti të madh të kamerave të instaluara në autostrada. E përditshmja kineze “Global Times” tha se:

Gjobat nga shkeljet në trafik arritën në 300 miliardë juanë (46,11 miliardë dollarë) në vitin 2020, ekuivalente sikur çdo automjet të ishte gjobitur me mbi 1 000 juanë (153 dollarë) mesatarisht.

Ndërkohë, kryeqyteti Pekin regjistroi numrin më të lartë të fluturimeve që hyjnë dhe dalin nga aeroportet e tij të martën pa test të acidit nukleik. Deri tani, të gjithë ata që hynin në Pekin nga zonat e brendshme me rrezik të ulët përmes fluturimeve ishin të detyruar të tregonin rezultat negativ të testit të acidit nukleik brenda shtatë ditësh.

Hapi u ndërmor për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend. Kina ka raportuar gjithsej 90 066 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 4 636 vdekje, që nga rastet e para që u raportuan në qytetin Wuhan në dhjetor të vitit 2019.