17-vjeçari grek me nënshtetësi amerikane, Dimitrios Pagurzis, është studenti i arrestuar për masakrën në shkollën e mesme të Texasit. Mediat shkruajnë se ai ishte në qendër të veprimeve të bulizmit nga shokët e klasës dhe trajneri. Ndërkohë që gjykatësi i mohoi mundësinë e lirimit me kusht, i riu u shfaq i qetë. Bulizmi dyshohet se është motivi për masakrën që shkaktoi, duke vrarë 10 persona e plagosur shumë të tjerë.