Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një provincë pranë Parisit, ku një nxënës ka vrarë me thikë sanitaren e shkollës, pasi kjo e fundit i kërkoi që t’i kontrollonte çantën.
LEXO EDHE: Misteri i vdekjes së foshnjës 5-muajshe në Greqi, prindërit shqiptarë arrestohen dhe merren nën hetim! Dëshmitë e tyre të ndryshme nga njëra-tjetra
Siç raportojnë mediat, ngjarja e ndodhur në Nogent, gjatë kontrollit të çantës së tij, 15-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar pastruesen 31-vjeçare, e cila nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Gjithashtu, ai plagosi lehtë në dorë dhe një oficer policie gjatë momentit të arrestimit.
LEXO EDHE: Detaje nga sulmi me armë zjarri në një shkollë në Austri, shkon në 9 numri i viktimave!
Ministrja franceze e Arsimit, Élisabeth Borne, e quajti atë që ndodhi në Nogent një “tragjedi të tmerrshme” dhe njoftoi se do të shkonte në vendngjarje.
Për këtë reagoi dhe kreu i shtetit, Emmanuel Macron, i cili shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e asistentes së shkollës, duke shtuar se kombi ndodhet në zi për këtë ngjarje tronditëse.