Aktualitet

Transformimi i Rrugës së Dibrës, Veliaj: Korsi edhe për biçikletat!

Bashkia e Tiranës deklaroi rikonstruksionin e plotë të hyrjes verilindore të Kryeqytetit me ndërhyrjen në Rrugën e Dibrës. Kryebashkiaku Veliaj tha se përveç rikonstruksionit, ky aks ofron edhe korsi të dedikuar për biçikletat, si dhe rehabilitim të fasadave të pallateve përgjatë saj. Ndërkaq ai tha se: “Rruga e Dibrës është një arterie kryesore e Tiranës dhe me ndërtimin e Rrugës së Arbrit nga qeveria, ajo do të jetë hyrja kryesore në verilindje të kryeqytetit. Ashtu siç kemi bërë një hyrje dinjitoze në Rr.“Dritan Hoxha” apo siç po fillojmë tani me rrugën e Kombinatit, kjo është një tjetër hyrje e Tiranës e cila ka dalë në dritë dhe u jep mesazhin njerëzve se këtu ka një cilësi tjetër të të bërit të punëve, pastërti, higjienë dhe rregull”, tha kryebashkiaku Veliaj.