Bota

Trazira të dhunshme pas vdekjes së adoleshentit në Zvicër!

Zvicra mund të përballet me më shumë skena dhune javën e ardhshme pas dy netësh trazirash të dhunshme, që panë qindra të rinj të derdheshin në rrugë pas një vale vdekjesh të lidhura me policinë, që kulmoi me vdekjen e një adoleshenti emigrant në tentativë për t’iu ikur oficerëve.

Marvin M, një 17-vjeçar zviceran banor i Lozanës, po ikte nga policia me një skuter të vjedhur, kur goditi murin e një garazhi dhe vdiq rreth orës 3:45 të mëngjesit të së dielës, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë nga shërbimet e emergjencës. Të dielën dhe të hënën në mbrëmje, xhandarmëria u përlesh me protestuesit që hodhën kokteje molotov, ndërsa autoritetet përpiqeshin me dëshpërim të ndalonin dhunën në rritje.

Pjesa më e madhe e zemërimit erdhi nga një pikëpamje e hershme se policia në Lozanë është raciste sistematikisht kundër emigrantëve që janë vendosur atje. Vdekja e Marvinit është vdekja e treta që përfshin policinë në më pak se tre muaj në qytet, me shtatë në rajonin më të gjerë të Vaud-it që nga 2016-a. Pesë nga viktimat ishin burra me origjinë nga Afrika.

Ky zemërim u nxit vetëm kur raportimet e maediave zbuluan se katër oficerë u pezulluan pas zbulimit të mesazheve raciste, seksiste dhe diskriminuese në grupet private të WhatsApp.

Sandro Cattacin, një profesor i Sociologjisë në Universitetin e Gjenevës, i tha Daily Mail-it se ai beson se Zvicra, e cila zakonisht shihet si një dritë stabiliteti në kontinent do të shohë më shumë dhunë në ditët në vijim. Cattacin paralajmëroi se grupet e presionit mund t’i shohin trazirat si një shans për t’u kapur dhe për të shkaktuar dhunën e tyre.

Pres që të kemi trazira përsëri javën tjetër. Tani keni këto grupe të tjera, njerëz të lidhur me pozicione më agresive antikapitaliste, të cilët thonë: “Në rregull, ky është momenti kur mund të kemi trazira”.

Cattacin tha se kishte folur me punonjës socialë në terren në Lozanë, të cilët i kishin përcjellë frikën e tyre për dhunë të mëtejshme.

Nëse ata mbërrijnë fundjavën, atëherë trazirat do të jenë më brutale e nga policia përgjigja do të jetë më e dhunshme. E vetmja mënyrë për të zhdukur zemërimin që ndjen shoqëria është të hapet një dialog midis policisë e grupeve të margjinalizuara.