Zyrtarët gjermanë thanë se ka thyer rekord numri i britanikëve që janë pajisur me shtetësi gjermane vitin e kaluar dhe kjo mund të jetë e lidhur me referendumin e Britanisë për daljen nga Bashkimi Evropian. Zyra Federale e Statistikave në Gjermani ka thënë të mërkurën se 7.493 britanikë janë natyralizuar më 2017, duke shënuar trefishim të numrit të personave të interesuar për të ndërruar shtetësinë. Brexit-i i ka detyruar shtetasit britanikë të kërkojnë pasaporta nga shtetet e BE-së në mënyrë që të ruajnë të drejtën për të jetuar apo punuar në vendet më të fuqishme në bllok.