I ftuar në “Magjia e Festave” me Dea Vieri, ka qenë make-up artist dhe fitues i “Beauty 3” në Top Channel, Tomas. Ai ka dhënë këshillat e tij se si të veprojmë me tualetin në këtë sezon festash, por duke treguar dhe trendet që priten në vitin 2025…
Çfarë do të sugjeroje si make-up për darkën e Krishtlindjes?
Buzët e kuqe dhe peneli i zi, që është ikoniku, klasiku që shkon për çdo lloj eventi. Do isha edhe te tonet e kakaos që do dukeshin bukur në darkën e Krishtlindjes. Duke qenë se jemi në periudhën e festave, pak shkëlqim, por pse jo dhe pak ‘glitter’ tek sytë.
Si duhet të jetë kombinimi i make-up dhe veshjeve tona?
Kombinimi i të dyjave është kryesorja. Në bazë të veshjes, shkon me flokët dhe me make-up. Shkon si telajo deri sa plotësohet look-u. Nëse ke fustan të kuq, do shkonte me buzë të kuqe, theksim sysh, me tone kafe, por varet dhe nga nuanca e veshjes. Nëse kemi veshje të zezë jemi të lirë të bëjmë sipas eventit se ku do shkojmë. Është i rëndësishëm dhe vendi ku do shkosh.
Po në përditshmëri çfarë do të sugjeroje?
Vetulla të krehura, rimel, concelear, edhe buzët e lyera. Nëse do diçka sa më natyrale dhe të bukur dhe nëse do të kujdesesh për lëkurën, do sugjeroja patjetër BB Cream. Nëse ke lëkurën me probleme, duhet pak mbulim, por të dukesh dhe natyrale.
Si mund ta heqim tualetin në mënyrën e duhur?
Nuk do sugjeroja të flinit me make-up si fillim. Për të hequr tualetin gjalpi pastures është shumë i mirë. Më pas dhe larësi vajor dhe pastaj ai ujor.
Cili është look-u më i kërkuar në dhjetor?
Kam vënë re që kërkojnë diçka sa më natyrale. Kjo është gjëja që më ka pëlqyer më shumë. Dhe duken bukur.
Çfarë trendi do lije pas në vitin 2025?
Do lija pas në 2024, fondatinat që nuk janë të përshtatura në ngjyrën e lëkurës.
Të kërkojnë klientet që t’i lyesh si ndonjë personazh të famshëm?
Më kërkojnë shpesh: ‘më lyej si Nevina’.