Khloé Kardashian ka surprizuar ndjekësit me një paraqitje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim. Ylli i reality show-t ndau në InstaStory një foto ku shfaqej pothuajse pa makeup, menjëherë pas një trajtimi fytyre që kishte bërë së bashku me nënën e saj, Kris Jenner.
41-vjeçarja kishte hequr dorë nga shumica e produkteve kozmetike dhe nga një prej trukeve të saj më karakteristike: konturimi i buzëve.
Ndryshe nga zakonisht, kur i mbivizon për t’i dhënë volum, këtë herë Khloé kishte aplikuar vetëm një shtresë të lehtë buzëkuqi nude brenda vijës natyrale të buzëve, gjë që e bëri të dukej dukshëm më ndryshe.
Megjithatë, edhe pa makeup-in e rëndë, pamja e saj u vlerësua gjerësisht nga fansat. Me vetulla të rregulluara në mënyrë perfekte dhe qerpikë gjysmë-permanentë, Khloé dukej rrezatuese dhe shumë natyrale.
Vetëm një ditë më pas, ajo u shfaq sërish në rrjete sociale, këtë herë me look-un e saj të zakonshëm glam, buzë të konturuara dhe makeup të theksuar, duke treguar kontrastin e madh mes pamjes “spa” dhe asaj skenike.
Ndërkohë, Khloé ka qenë së fundmi shumë e hapur edhe për jetën e saj personale. Ajo ka pranuar publikisht se nuk ka pasur marrëdhënie intime prej katër vitesh dhe se aktualisht nuk dëshiron askënd në shtratin e saj, përveç fëmijëve.
Moderatorja dhe biznesmenia ka dy fëmijë me ish-partnerin Tristan Thompson: vajzën True, 7 vjeçe, dhe djalin Tatum, 3 vjeç.
Ajo ka theksuar se ndonëse mund të ketë vëmendje nga meshkuj, aktualisht zgjedh të jetë vetëm dhe të fokusohet tek vetja dhe familja e saj.
Pamja e saj pa makeup duket se i ka bindur të gjithë për një gjë: Khloé Kardashian është po aq e bukur edhe pa filtrat dhe grimin e zakonshëm.