Në Itali, Ministri i ri i Ekonomisë zotohet për qëndrimin e vendit në Eurozonë. Giovanni Tria i tha mediave italiane se “Qeveria nuk ka qëllim të largohet nga Euro, ndërsa planifikon të fokusohet në uljen e borxhit, rritjen ekonomike përmes investimeve e reformave, si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Në Shtator, Tria do të paraqesë planet ekonomike.