Bota

Vizita e Trump në Britani, ndoshta në korrik

Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Britaninë e Madhe në mesin e këtij viti, ndoshta në korrik. Sipas mediave britanike zyrtarët e të dyja vendeve po punojnë për detajet e vizitës. Britania do që të forcojë marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara, ndërsa qeveria e Theresa May përgatitet të dalë nga Bashkimi Europian.