Administrata Trump vendosi të eleminojë politikat e Presidencës “Obama”, që promovonin diversitetin në universitete dhe njiheshin si “veprimi pozitiv”. Kryeprokurori Jeff Sessions anuloi 24 dokumente udhëzuese. Shumë prej tyre kishin të bënin me racën në shkolla dhe rekomandimet e “veprimit pozitiv”. Ky zhvillim vjen ndërsa Universiteti i Harvardit përballet me padi për diskriminim, për limitet e vendosura ndaj aplikantëve amerikano-aziatikë.