Presidenti Amerikan, Donald Trump dhe homologu francez Emmanuel Macron lanë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje të re për Programin Bërthamor të Iranit. Trump mbetet kritik i akordit të firmosur në 2015-ën mes Perëndimit e Teheranit. Ndërkaq, Macron shkoi në Uashington, në përpjekje për ta shpëtuar. Shefi i Elizesë propozoi përmirësim të marrëveshjes, jo eleminimin e saj, çka ngjalli interesin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.