Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi se është ende e paqartë nëse samiti i planifikuar mes tij dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të zhvillohej apo jo. Ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të këmbëngulë për takimin, pavarësisht kërcënimit të Penianit për t’u tërhequr. Koreja e Veriut vë në dyshim fatin e samitit të 12 qershorit nëse Uashingtoni vazhdon të kërkojë braktisjen e njëanshme të armëve bërthamore.