Presidenti i Shteteve të Bashkuara, dha shenja për një qasje të re në bisedimet për tregti mes SHBA-së dhe Kinës, duke thënë se rruga momentale është “shumë e vështirë” se marrëveshjet duhen “strukturuar ndryshe”. Deklarata e Trump vjen në kohën kur dy shtetet me ekonominë më të fuqishme në botë, po negociojnë pas mundësisë së vënies së tarifave nga të dyja palët, duke rritur kështu shqetësimet për një luftë tregtare.