Bota

Trump-Kim, në pikëpyetje takimi i 12 qershorit

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se takimi me Liderin Koreano-Verior Kim Jong Un i parashikuar për në 12 qershor, mund të shtyhet me një muaj. Deklarata erdhi pas takimit me homologun i tij koreano-jugor Moon Jae-in mbi samitin e planifikuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Përmes kësaj vizite, presidenti Moon Jae-in u përpoq të qetësojë retorikën e zjarrtë amerikane, në mënyrë që të rikthehet dialogu mes palëve .