Donald Trump qetëson Penianin, hedh poshtë deklaratat e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare se “Modeli i Libisë” do të përdoret për Denuklearizimin e Koresë së Veriut. Sipas këtij modeli, lideri i atëhershëm libian, Muammar Gaddafi hoqi dorë nga programi bërthamor, në këmbim të zbutjes së sanksioneve. Vite më vonë, Gaddafi u vra nga rebelë të mbështetur prej Perëndimit. Krahasimi duket se alarmoi udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong Un, kur u hodh ideja nga John Bolton.