Presidenti amerikan, Donald Trump shpëtoi pa lëndime në një incident të shënuar mbrëmjen e kaluar ndërsa ngjitej në shkallët e avionit presidencial Air Force One.
Numri një i Shtëpisë së Bardhë u pengua dhe për pak u rrëzua, në një pamje nga ato që të kujtojnë paraardhësin Joe Biden dhe faktin që Trump vinte në pikëpyetje gjendjen shëndetësore të demokratit.
Video u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, me komentuesit që nuk lanë pa përmendur shprehjen e famshme se “kjo është karma”.