Bota

Trump nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-Zonjës së parë Barbara Bush

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-Zonjës së parë Barbara Bush. Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të mungojë sot “për të shmangur ndërprerjet për shkak të sigurisë së shtuar dhe për respektimin e familjes Bush”. Melania Trump megjithatë do të shkojë në funeral “në emër të Familjes së Parë”, sipas deklaratës. Ish zonja e parë e Amerikës Barbara Bush do të përcillet sot për në banesën e fundit.