Bota

Trump nuk përjashton njohjen e aneksimit të Krimesë nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk e përjashton mundësinë që ta njohë aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë para samitit të planifikuar të Trumpit me presidentin rus, Vladimir Putin. I pyetur nga gazetarët nëse janë të vërteta raportimet se Uashingtoni mund të heqë dorë nga kundërshtimi i aneksimit të Krimesë nga Rusia, Trump tha se kjo çështje po rishikohet.