Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi paraardhësin e tij Barack Obama për lejimin e Rusisë që të aneksojë Krimenë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Trump u tha gazetarëve se Obama është fajtor që ka lejuar Rusinë të pushtojë Krimenë. Nga ana tjetër pritet që Trump gjatë verës të zhvillojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin.