Bota

Trump optimist për takimin me Kim Jong-un

Donald Trump është optimist për takimin e nesërm me Kim Jong- n. Nga dje, Presidenti Amerikan ndodhet në Singapor ku drekoi me kryeministrin e këtij vendi Lee Hsien Loong. Trump i shprehu mirënjohje për mikëpritjen, profesionalizmin dhe miqësinë e Singaporit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se gjithçka do të shkojë shumë mirë në takimin e nesërm.