Uashingtoni njoftoi vendosjen e një takse prej 25 për qind për produktet kineze që hyjnë në tregun amerikan. Taksat shënjestrojnë kryesisht teknologjinë, dhe administrata Trump e argumenton vendimin si të domosdoshëm për të mbrojtur vendet e punës dhe avantazhin e teknologjisë amerikane përballë asaj kineze. Vetëm një orë pas vendimit të Trump, Pekini u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë.