Bota

Trump pret Emanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump priti sot me një ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin francez Emmanuel Macron. Udhëheqësit do të bisedojnë për një sërë çështjesh me të cilat përballen të dyja vendet, përfshirë luftën në Siri, programin bërthamor të Iranit dhe për vendosjen e tarifave ndaj importeve të aluminit dhe çelikut.