Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri do të jetë Kathleen Ann Kavalec, e cila është propozuar nga Presidenti Donald Trump. Por, për të marrë vendimin përfundimtar, ajo duhet të kalojë votimin në Senat. Ajo do të zëvendësojë ambasadorin Donald Lu, të cilit i mbaron mandati në Shqipëri për t’u transferuar në një vend tjetër. Kavalec ka qenë Zëvendës ndihmës sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.