Bota

Trump qetëson botën: Koreja e Veriut, jo më një kërcënim bërthamor!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Pheniani nuk përbën më kërcënim bërthamor për botën. Trump i bëri komentet një ditë pas takimit me udhëheqësin Kim Jong Un, në Singapor. “Takimi me Kim Jong Un ka qenë një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen”, shkroi Trump në “Twitter”.