Bota

Trump: Samiti në Singapor, shansi i vetëm për Korenë e Veriut!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se samiti i tij me liderin koreano-verior Kim Jong Un, është shans që ndodh vetëm “një herë” për Korenë e Veriut. Trump dhe Kim pritet të takohen në Singapor më 12 qershor. Trump gjithashtu tha se ai do ta dijë “brenda një minute” nëse Kim është serioz për të hequr dorë nga armët e tij bërthamore.