Bota

Trump: Takimi me Kim Jong Un do të jetë i suksesshëm

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besim se takimi me Kim Jong Un do të jetë i suksesshëm.  Por disa nga kritikët e presidentit ishin më skeptikë. Ata bënë thirrje për kujdes, duke thënë se ky është vetëm hapi i parë në një proces të gjatë dhe kompleks që synon çnuclearizimin e gadishullit Korean. Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut më 12 qershor në Singapor.