Bota

Trump takohet me Sekretarin e NATO-s

Presidenti Donald Trump u takua në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, pas mospërputhjeve të fundit të SHBA-së me aleatët evropianë. Trump ka vendosur tarifa ndaj importeve të huaja të aluminit dhe çelikut, përfshirë edhe vendet europiane, megjithëse më vonë ai e përjashtoi deri më 1 qershor nga tarifat, organizatën 28-vendëshe. Në fillimet e presidencës së tij, Trump ishte kritik i hapur NATO-s.