Bota

Trump takon Stoltenberg: Gjermania të shtojë kontributet për NATO-n

“Fuqizimi i NATO-s përmes bashkëpunimit dhe rritjes së kontributeve financiare nga vendet anëtare”. Kjo u theksua në përfundim të një takimi mes Presidentit Amerikan, Donald Trump dhe Shefit të Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg. Trump vuri në dukje se “NATO është fuqizuar falë rritjes së kontributeve financiare, vitin e fundit”. Por kërkoi që në këtë drejtim të bëhet më shumë, sidomos nga vende si Gjermania. Ndërkaq, Stoltenberg foli për sukseset e shënuara në luftën kundër terrorizmit.