Donald Trump do të vërë një tjetër tarifë për produktet e importuara në Amerikë. Këtë radhë bëhet fjalë për një taksë 20% për makinat të prodhuara në Europë dhe në vende të tjera të botës. Sipas Wall Street Journal kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka bërë propozimin gjatë një takimi me drejtues kompanish të automjeteve me famë botërore.