Turistët në Zelandën e Re do të përballen me një tjetër taksë. Duke nisur nga viti i ardhshëm, vizitorët që i drejtohen kombit të gjelbër do të paguajnë 23 deri në 33 dollarë për të kaluar kufirin. Vetëm për shtetasit australianë, dhe fëmijët nën dy vjeç, kalimi do të jetë falas. Lëvizja reflekton debatin që ka shpërthyer brenda Zelandës së Re mbi presionet e shtuara ndaj mjedisit dhe infrastrukturës për shkak të bumit të turizmit.