Bota

Turqia arreston edhe 150 ushtarë për lidhje me Gulenin

Policia turke arrestoi 150 ushtarë për lidhje të dyshuara me klerikun fetar, Fethuallah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016. Më herët u arrestuan edhe 80 pjesëtarë të forcës ajrore. Turqia ka arrestuar mbi 160.000 njerëz dhe ka shkarkuar ose pezulluar nga puna gati të njëjtin numër, për lidhejt e dyshuara me klerikun Fetullah Gylen.