Bota

Austria mbyll xhamitë dhe dëbon imamët, reagon Turqia

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım reagoi në lidhje me vendimin e autoriteteve austriake për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e imamëve. Ai e cilësoi këtë si një veprim të gabuar, duke shtuar se është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare. Yildirim u shpreh se çfarë mund t’i propozojnë si vizion dhe objektiv, Unionit ata që nuk tolerojnë njerëz që mendojnë ndryshe dhe i përkasin një feje tjetër.