Sport

U dëmtua në ndeshjen Angli-Shqipëri, anësori lë grumbullimin e kombëtares

Anglia ka humbur shërbimet e Entoni Gordonit, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë të premten. Ylli i Njukasëllit zëvendësoi Markus Rashfordin në minutat e fundit, por mori një goditje në ijë dhe pas trajtimit të mjekëve shqetësoi kampin e “Tre Luanëve”.

LEXO EDHE: Silvinjo sërish me zgjedhje të guximshme, tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë!

Dhe të dielën erdhi edhe konfirmimi i tërheqjes së lojtarit për ndeshjen e sotme kundër Letonisë. Lajmi për dëmtimin e tij në ijë është gjithashtu një goditje për Edi Haun, pasi ai kërkon t’i udhëheqë “Magpies” drejt një vendi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari ka qenë shumë i rëndësishëm në suksesin e “Qymyrxhinjve” këtë sezon dhe shënoi në të dyja ndeshjet e triumfit të tyre gjysmëfinale të Kupës Karabao kundër Arsenalit, përpara se të humbiste fitoren historike të klubit në finale kundër Liverpulit për shkak të pezullimit.

LEXO EDHE: Spektakël në Ligën e Kombeve/ Përcaktohen katër gjysmëfinalistët për titullin!

Mbetet për t’u parë nëse Gordon do të jetë i disponueshëm kur Njukasëlli të luajë ndaj Brentfordit në “St James’ Park” më 2 prill.