Policia italiane arrestoi një shqiptar në qytetin e Ferrara-s, pasi u kap me rreth 1 kilogram kokainë të pastër në makinë. Në pranga përfundoi një shqiptar rreth 42-vjeç. Policia ndaloi shqiptarin për kontroll rastësor, por duke parë nervozizmin e tij u krye kontroll më i imtësishëm në makinë, ku u gjet lënda narkotike. Vlera e kokainës në treg do të kapte shifrën e 300.000 eurove.