Qeveria ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” kapitenin e anijes turistike në Shkodër, Arben Anamali, i cili u mbyt më datë 8 korrik teksa shpëtoi dy turistë të huaj.
U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT️
Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës I paharruar, Kapiten Arbeni, shkruan Rama.
Kapiteni u hodh në ujë me dy kamerdare shpëtimi, por pa mundur të kthehej për shkak të erës së fortë, që sipas dëshmive e shtynte në thellësi.
Arben Anamali ishte punësuar nga Bashkia e Shkodrës si kapiten më 1 maj të vitit të kaluar, kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” e “Drini”.