I riu i qëlluar për vdekje nga Shërbimi Sekret Amerikan në Mar-a-Lago është identifikuar si 21-vjeçari Austin Martin nga Karolina e Veriut.
Sipas autoriteteve, i riu mbante me vete një pushkë dhe një bombolë gazi në momentin kur hyri në ambientet e resortit, duke përfituar nga momenti kur një mysafir po dilte.
Familja e Martinit e kishte raportuar atë të zhdukur një ditë më parë.
Ndërkohë, zyrtarët po hetojnë nëse ai e ka blerë armën gjatë udhëtimit nga Karolina e Veriut drejt Floridës.
I riu u qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago. Autoritetet njoftuan se personi u pa pranë portës veriore, dyshohet me një pushkë gjahu dhe një shishe benzine.
Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe një zëvendës nga zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me të riun, i cili ishte rreth të 20-ave, dhe gjatë përplasjes u qëlluan me armë zjarri.
Mësohet po ashtu se 20-vjeçari ngriti pushkën në pozicion qitje, para se të qëllohej për vdekje.
LEXO EDHE: Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në momentin e ngjarjes?
Rick Bradshaw, sherifi i Qarkut Palm Beach, është i pari që ka folur lidhur me ngjarjen, duke përmbledhur të dhënat e hetimit.
“Në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm, oficerët e sigurisë zbuluan se një individ kishte hyrë në perimetrin e brendshëm të Mar-A-Lago”, thotë ai. Një zëvendës dhe dy agjentë të Shërbimit Sekret shkuan në atë zonë për të hetuar. Ata u përballën me një mashkull të bardhë që mbante një bidon me benzinë dhe një pushkë”, vijoi ai më tej. “Ai u urdhërua të hidhte ato dy pajisje që kishte me vete, kohë në të cilën ai uli bombolën e gazit dhe e ngriti pushkën në pozicion qitjeje. Në atë moment, zëvendësi dhe dy agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan me armë dhe neutralizuan kërcënimin. Ai vdiq në vendngjarje”.
LEXO EDHE: Negociata të reja për armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë, Witkoff: Takim brenda tre javësh