Bota

U vra nga i dashuri i saj, trupin e futi në një valixhe! Autopsia zbulon detaje nga ekzekutimi i influenceres 32-vjeçare!

Influencuesja e njohur, Stefanie Pieper, dyshohet se u vra nga ish-i saj pas një grindjeje më 23 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i saj u gjet i futur në një valixhe në një pyll pranë kufirit Austri-Slloveni.

Hetuesit thonë se Stefanie mund të ketë qenë gjallë kur u vendos brenda valixhes, megjithëse nuk është e qartë saktësisht koha e vdekjes.

Autopsia zbuloi mbytje dhe lëndime në fytyrë, të mundshme nga goditjet ose lëvizja brenda valixhes gjatë transportit.

I dyshuari, 31 vjeç, u arrestua në Slloveni dhe u ekstradua në Austri. Ai ka pranuar vrasjen dhe ka çuar policinë në vendin ku i hodhi trupin. Avokati i tij tha se klienti është i “thyer dhe penduar thellësisht” dhe pretendon se gjatë ngjarjes ishte nën ndikimin e drogës.

LEXO EDHE: I akuzuar për 40 vepra penale, përfshirë përdhunimin dhe dhunën, prokuroria kërkon 7 vite burg për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji!

Hetuesit kishin përdorur dronë dhe qen nuhatës për të gjetur influencuesen, pasi ajo nuk u paraqit në punë dhe telefoni i saj u gjend i hedhur në një shkurre.

LEXO EDHE: E martuar prej dy dekadash me të, gruaja zbulon se burri i saj ishte një dhurues SEKRET i spermës!