Amerika i kërkon Rusisë e vendeve të tjera, përfshirë Kinën e Iranin, të mos mbështesin ushtarakisht liderin e kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro. Për Shtetet e Bashkuara “kjo përbën kërcënim të drejtpërdrejt të sigurisë rajonale”. Uashingtoni po përgatit listën e përgjigjeve të mundshme, që përfshijnë dhe sanksione. Ditë më parë, dy avionë rusë me 100 trupa, zbarkuan në kryeqytetin venezuelian, Karakas.