Parlamenti katalanas zgjodhi udhëheqësin e ri separatist, i cili është betuar se do të vazhdojë betejën e rajonit të pasur verilindor për pavarësi nga Spanja. Deputetët katalanas zgjodhën 55-vjeçarin Quim Torra si presidentin e ri të rajonit. Ndërkaq Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, pa theksuar nëse e mirëpret apo do ta “luftojë” udhëheqësin e ri, është vetofruar për bisedime me Torrën.