Milani përjashtohet për dy vjet nga Kupat e Europës. Ky është verdikti i dhënë nga UEFA, pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe argumenteve të kuqezinjve mbi rregullin e “Fair Play”-t financiar. Ndërkaq administratori i deleguar i Milanit, Marco Fassone bëri me dije se do t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.