Eksporti i kafesë në shtetin e Afrikës Lindore, Uganda, vitin e kaluar është rritur në 515 milionë dollarë. Autoriteti për Zhvillimin e Kafesë në Uganda (UCDA) njoftoi se eksporti i kafesë që ishte 436 milionë dollarë në vitin 2019, është rritur në 515 milionë dollarë në vitin 2020.
Më tej thuhet se eksporti i kafesë në Uganda ka shënuar rritje veçanërisht në vitet e fundit ndërsa kryesisht janë eksportuar llojet “Arabica” dhe “Bugisu”. UCDA thotë se Uganda është vendi që posedon kafen më të mirë pas Etiopisë dhe Kenias ndërsa 63% e kafesë eksportohet në vendet evropiane.
Italia ndodhet në vendin e parë ndër vendet që importon më së shumti kafe nga Uganda. Pas Italisë, vijojnë Gjermania, Belgjika, Sudani dhe India.