Aktualitet

Ulet tatim-fitimi për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit

Komisioni Kuvendor i Ekonomisë miratoi sot në parim uljen nga 15 në 5% të Tatim-Fitimit për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit. Zbatimi i kësaj mase nis nga 1 Janari 2019. Për një ndërmarrje, e cila realizon një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh, Tatim-Fitimi ulet nga 315 në 105 mijë lekë. Edhe për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, shkalla e Tatim-Fitimit bëhet 5%, ndërsa për bizneset e Agroturizmit, ky 5 përqindësh do të aplikohet për 10 vjet. Ndërkaq, Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga përplasjet lidhur me projekt-ligjin për Teatrin e ri dhe moshapjen e negociatave të anëtarësimit.