Ushtria izraelite në veprim kundër Hamasit, sulmon me raketa objektiva të organizatës islamike palestineze në veri të Rripit të Gazës. Sipas Forcave të Mbrojtjes, u goditën objektiva terroriste në një bazë ushtarake, si dhe në një impiant të prodhimit të armëve. Ndërkaq, vazhdon stuhia diplomatike mes Turqisë e Izraelit. Ministria e Punëve të Jashtme në Jeruzalem akuzoi autoritetet turke se në Aeroportin e Stambollit i rezervuan një trajtim të papërshtatshëm ambasadorit izraelit. Ai u dëbua nga Turqia për shkak të zhvillimeve të fillimjavës në Gaza, ku ushtria hebraike vrau 58 protestues palestinezë që kundërshtonin hapjen e Ambasadës Amerikane në Jeruzalem.